Maxi Allegri: Nuk e di nëse jemi më të fortë se sezonin e kaluar

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur përpara ndeshjes së parë në Serie A. ‘Bianconerët’ kanë nënshkruar me Paul Pogba, Angel Di Maria, Filip Kostic dhe Gleison Bremer këtë verë, por Allegri nuk është i sigurt se skuadra është përmirësuar në krahasim me sezonin e kaluar. “Nuk e di nëse jemi më të fortë se…

Sport

14/08/2022 14:21

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur përpara ndeshjes së parë në Serie A.

‘Bianconerët’ kanë nënshkruar me Paul Pogba, Angel Di Maria, Filip Kostic dhe Gleison Bremer këtë verë, por Allegri nuk është i sigurt se skuadra është përmirësuar në krahasim me sezonin e kaluar.

“Nuk e di nëse jemi më të fortë se sezonin e kaluar, disa lojtarë të shkëlqyer u larguan dhe ne i kemi zëvendësuar me lojtarë të tjerë të shkëlqyer”, tha ai në një konferencë për shtyp sot, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të kemi entuziazëm dhe vetëdije se na duhet diçka e rëndësishme për të fituar titullin. Ne duhet të punojmë. Fitorja e ndeshjeve është ajo që ka rëndësi. Duhet të punojmë në qëndrimin tonë”, vazhdoi ai.

Milani dhe Interi fituan ndeshjet e tyre debutuese dje dhe trajneri i ‘Bianconerëve’ beson se skuadrat milaneze duhet të konsiderohen si favoritë për titujt.

“Është e vështirë të fitosh; ka kundërshtarë të fortë. Milani dhe Interi nënshkruan me lojtarë të shkëlqyer; e njëjta gjë për Romën, është një ligë me 4-5 pretendentë për titull, kështu që ne duhet të punojmë në heshtje dhe të përmirësojmë ekipin nga çdo këndvështrim, “tha ai.

Juventusi nesër pret në shtëpi Sassuolon për ndeshjen e xhiros së parë në ligën italiane, me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/