Matthaus: Ky sulmues është më i mirë se Suarez, Benzema e Diego Costa (FOTO)
Lothar Matthaus nuk ka dyshime.
Sport
Ish mbrojtësi i Bayern Munichut, Lothar Matthaus e vlerëson Robert Lewandowskin si sulmuesin më të mirë në botë.
Ai beson se reprezentuesi polak është më i mirë se ylli i Barcelonës, Luis Suarez dhe sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.
“Ai është më i mirë se të tjerët si Benzema e Suarez. Diego Costa po ashtu shënon shumë gola por Lewandowski luan rol edhe më të madh në lojën e skuadrës së tij”, deklaroi Matthaus për “Sport Bild”, përcjell “lajmi.net”.
“Ai shënon me të majtën, të djathtë, me kokë, shërben asistime dhe është i mirë me top. Suarez është realizator tipik por Lewandowski ka lindur me një kuptim më të madh të futbollit”, theksoi ai. /Lajmi.net/