Matoshi ua ndalon qytetarëve komentet, sulmon Osmanin: Kurre nihere nuk the falemineres qe t’boni Albini presidente
Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi ka publikuar një postim të ri në Facebook duke sulmuar ashpër presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Nuk dihet nëse këtë postim ia ka shkruar Dejona Mihali apo e ka bërë vetë, transmeton lajmi.net. Në postimin e bërë, Matoshi e ka akuzuar dhe kritikuar Osmanin që s’i ka thënë asnjëherë faleminderit…
Lajme
Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi ka publikuar një postim të ri në Facebook duke sulmuar ashpër presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Nuk dihet nëse këtë postim ia ka shkruar Dejona Mihali apo e ka bërë vetë, transmeton lajmi.net.
Në postimin e bërë, Matoshi e ka akuzuar dhe kritikuar Osmanin që s’i ka thënë asnjëherë faleminderit Albin Kurtit që e ka bërë presidente.
“Si me ta pas me borxh moj moter!”, shkroi ndër të tjera ajo.
Në postimin e saj janë të ndaluara komentet, pasi që qytetarët tashmë po akuzojnë VV-në për bllokadë dhe shkaktarët kryesorë pse vendi po shkon në zgjedhje.
Postimi i plotë:
Po du presidente.
Ani, e boni presidente!
U gzum ton me zemer, edhe pse boll na ka pas qepu. Kurre sen si kemi thon.
Tash tha o banem prape presidente, ose kallet loja, krejtve ju idhnohna.
Si me ta pas me borxh moj moter! Kurre nihere nuk the falemineres qe t’boni Albini presidente. Per ldk as onderr se kishe pa ate pozite.
Keq valla, kam pas mendu ndryshe per ty!/lajmi.net/