Matip në dyshime për ndeshjen ndaj Crystal Palace

Mbrojtësi i Liverpool-it, Joel Matip, do të humbasë ndeshjen e Liverpool-it kundër Crystal Palace të hënën. Kamerunazi pësoi një lëndim gjatë stërvitjes sot dhe sipas ‘The Telegraph’, ai është një dyshim për ndeshjen hapëse në shtëpi të sezonit në Anfield, transmeton lajmi.net. Ai i bashkohet Ibrahima Konate-s, duke lënë Liverpoolin me Joe Gomez, Virgil van…

Sport

12/08/2022 23:27

Mbrojtësi i Liverpool-it, Joel Matip, do të humbasë ndeshjen e Liverpool-it kundër Crystal Palace të hënën.

Kamerunazi pësoi një lëndim gjatë stërvitjes sot dhe sipas ‘The Telegraph’, ai është një dyshim për ndeshjen hapëse në shtëpi të sezonit në Anfield, transmeton lajmi.net.

Ai i bashkohet Ibrahima Konate-s, duke lënë Liverpoolin me Joe Gomez, Virgil van Dijk dhe Nat Phillips si të vetmit qendërmbrojtës të gatshëm për atë ndeshje.

Liverpooli do kërkojë fitoren e parë në sezonin e ri ndaj Crystal Palace të hënën (21:00), pasi barazoi (2:2) me Fulhamin./Lajmi.net/