Mateo Kovacic në Premierligë, te skuadra e madhe
Mateo Kovacic ka marrë një ofertë nga Tottehami.
Sport
‘SkySport’ raporton se skuadra angleze e Tottehamit, dëshiron të nënshkruaj me mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic.
Skuadra nga Londra i ka bërë edhe një ofertë prej 25 milionë euro Realit për 23 vjeçarin kroat, ofertë që pritet të merret në konsideratë nga kampionët e Evropës.
E gjitha kjo pasi Reali ka sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ 20 vjeçarin Dani Ceballos, nga Real Betis.
Ardhja e Cabellos mund të shtyjë edhe Kovacicin që të mendojë për një aventurë të re, pse jo në Premierligë./Lajmi.net/