Mascherano: Ky është futbollisti më i mirë në histori të futbollit (FOTO)
Javier Mascherano mendon se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori të futbollit.
Sport
Argjentinasi i ka thurur lavde bashkëvendësit të tij, duke e cilësuar më të mirin në histori, madje edhe më të mirë se Diego Armando Maradona.
“Është një lojtar i domosdoshëm, është unik”, deklaroi Mascherano, përcjell lajmi.net.
“Po flasim për lojtarin më të mirë në histori të këtij sporti dhe këtij klubi”, ka shtuar ai, duke besuar se Messi do të vazhdojë kontratën me Barcelonën.