Martino vazhdon në Barcelonë

Përveç Lionel Messit, i cili do të bëhet futbollisti më i paguar në botë, presidenti i ri i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re edhe trajnerit Gerardo Martino. Strategu argjentinas i cili mori drejtimin e gjigantit katalan në fillim të këtij sezoni, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të…

Sport

28/01/2014 17:30

Përveç Lionel Messit, i cili do të bëhet futbollisti më i paguar në botë, presidenti i ri i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re edhe trajnerit Gerardo Martino.

Strategu argjentinas i cili mori drejtimin e gjigantit katalan në fillim të këtij sezoni, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2015.

Por, e përditshmja sportive katalane Mundo Deportivo ka njoftuar se Bartomeu dhe drejtorët e Barcelonës janë duke bërë gati një marrëveshje të re për Martinon, për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub deri në verën e vitit 2016.

Martino erdhi në klub si pasardhës i Tito Vilanovës dhe me punën e deritashme duket se ka bindur drejtuesit e Barcelonës që t’ia besojnë postin në periudhë afatgjate.