Marotta zbeh Barcën: Lautaro nuk dëshiron të largohet nga Inter

Giuseppe Marotta ka folur lidhur me Luataro Martinez dhe interesimin e Barcelonës për të.

Sport

17/07/2020 20:02

Tash e disa muaj, emri i Lautaro Martinez lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Forma e lartë e sulmuesit argjentinas ka bërë që interesimi për të të jetë i madh, megjithatë, duket se ai preferon qëndrimin në ‘Meazza’.

“Thashethemet për Barcelonën po humbin. Ajo që është e rëndësishme janë faktet. Dhe është fakt se Lautaro është lojtar i yni dhe se ai kurrë nuk ka shprehur dëshirën të largohet”, ka thënë Marotta, transmeton lajmi.net.

“Ai është djalosh serioz i cili nuk le zhurmat të influencojnë vendimet e tij. Ai kishte një periudhë të shkurtër, por në javët e fundit ai është përmirësuar dhe ka treguar përsëri kualitetet”, shtoi shefi ekzekutiv i Inter.

Barcelona thuhet se do të ofrojnë 70 milionë euro + Junior Firpo, për shërbimet e Lautaro Martinez. /Lajmi.net/