Marina dhe Geti nisin bashkëjetesën në Tiranë

Në fillim e ruajtën lidhjen të fshehtë deri sa të bindeshin se marrëdhënia e tyre po shkonte në shinat e duhura, më pas vazhduan me disa foto nga të njëjtat vende ekzotike ku pushonin, ndërsa tani hedhin dhe ndonjë foto të dy.

ShowBiz

28/12/2015 16:36

Edhe pse lidhja e moderatores së “Procesit Sportiv” dhe reperit më të paguar në Kosovë, Getoar Selimi është pasqyruar si telenovelë nga mediat, ajo komentohet si një nga historitë më të bukura të dashurisë.

E ndërkaq, pas shumë udhëtimeve të çiftit sa në Prishtinë e në Tiranë për të qenë bashkë, më në fund e kanë zgjidhur problemin me nisjen e një bashkëjetese në kryeqytet.

Reperi është shpërngulur në Tiranë për të jetuar në apartamentin e tij në zonën elitë “Kodra e Diellit”, ku po bashkëjeton me Marinën.

Lajmin e bashkëjetesës e kanë dhënë mediat e Kosovës, të cilat kanë ndjekur në mënyrë të përpiktë hap pas hapi këtë lidhje, shpesh të dokumentuar me foton paparaci dhe video, shkruan “Panorama”.

Edhe pse ende nuk kanë dhënë asnjë intervistë për rrëfyer dashurinë e tyre, në një farë mënyre e deklaruan me disa batuta gjatë “Procesit Sportiv”, ku Getoari ishte ftuar të fliste për sportin në panelin e Marinës dhe Edi Manushit.

Sipas mediave të Kosovës, Getoari investon shumë para për Marinën, që nga pushimet e shtrenjta e deri tek dhuratat e veçanta dhe luksoze.

Flitet se për festat e fundvitit, Geti i ka blerë Marinës një makinë të tipit “Audi A7”, me të cilën ajo po qarkullon tani në Tiranë.

Tashmë Marina trajtohet si nusja e shtëpisë Selimi, pasi nëna e tij e fton sa herë që kanë ndonjë festë të rëndësishme./revistawho.