Marcelos nuk po i pritet për rifillimin e La Ligas

Ylli i Real Madrid, Marcelo, ka thënë se nuk po mund të presë për rifillimin e La Ligas pas pandemisë së koronavirusit.

Sport

30/05/2020 08:07

La Liga u pezullua në mes të muajit mars shkaku i COVID-19, por është vendosur që kampionati të rikthehet më 11 qershor me derbin mes Sevillas dhe Real Betis.

Të premten, Këshilli i Lartë i Sportit të Spanjës tha se kishin rënë dakord me Federatën e Futbollit dhe La Ligan për rifillimin e sezonit.

ZYRTARE: La Liga merr dritën e gjelbër për të rifilluar më 11 qershor, Sevilla – Betis ndeshja e parë

“Ne kurrë nuk kemi kaluar koha kaq të madhe pa qenë në gjendje të stërviteshim në fushë dhe dëshira jonë për të luajtur futboll është rritur që kur kemi ndalur”, ka deklaruar Marcelo për Real Madrid TV, përcjell lajmi.net.

“Ne tani jemi gati të luajmë përsëri dhe ne nuk mund të presim për ta bërë atë”.

“Ka qenë e ndryshme nga ajo që jemi mësuar. Ne duhet t’i marrim gjërat pozitive nga ajo që kemi mësuar me rutinën, nuk është si të ketë qenë më parë, por gjithçka është mirë”

“Ne jemi të gjithë të shëndetshëm, seancat stërvitore kanë qenë fantastike në rigjenerimin e ritmit tonë”./Lajmi.net/