‘Marca’ sulmon yllin argjentinas: Pafuqia e Messit…

Ka festë në Madrid. Reali fitoi “El Clasico” dhe kapi sërish kreun e La Liga-s. Me 12 ndeshje të mbetura për t’u luajtur në kampionatin spanjoll, dy gjigantët iberikë i ndan vetëm një pikë në klasikimin aktual.

Sport

02/03/2020 11:55

“Marca”, një gazetë pranë të bardhëve, ka sulmuar yllin e katalanasve, Leo Messi, për paraqitjen e dobët në “Santiago Bernabeu”. Shkrimin e saj, prestigjiozja spanjolle e ka titulluar: “Impotenca (pafuqia) e Messit”:

“Natë për t’u harruar e Barcelonës në “Santiago Bernabéu”. Jo vetëm për rezultatin dhe ndjesitë e ofruara nga skuadra katalanase, por për sinjalet e këqija që lëshon Leo Messi. Argjentinasi, i mësuar ta kishte skenën e vet të preferuar “Chamartín”, u zhduk praktikisht mbrëmë. Lajmi më i keq për një skuadër, që ka shkëlqyer e tuar prej një kohe të gjatë falë tij. Puna mbrojtëse e “merengues” për ta ndaluar atë ishte e lavdërueshme. U desh kjo ndeshje, që të pasqyrojë në mënyrë të përkryer pafuqinë e Messit ndaj Real Madridit. Frenkie de Jong i dha një top të zgjuar “La Pulga”, i cili ishte në gjendje të shënonte, i vetëm me Courtois. Edhe në një rast tjetër, Messi marshoi drejt portës së bardhë, por Marcelo u shfaq me shpejtësinë e “plumbit” për t’ia bllokuar topin argjentinasit. Festimi i brazilianit, pothuajse sikur të kishte shënuar një gol, ishte tregues i rëndësisë së asaj që sapo kishte ndodhur. Real Madridi sapo kishte avancuar në tabelën e rezultatit dhe ajo ndërhyrje vendimtare e Marcelo i pengoi katalanasit të ktheheshin në garë. Kjo “El Clasico” e bëri të qartë për Barcelonën se ylli i saj nuk është më si mdikur, ose të paktën jo në nivelin e viteve të kaluara. Në raste të tjera, Messi nuk do të kishte falur kështu. Në fakt, heshtja në “Santiago Bernabéu”, në ato dy raste, ishte shenja më e mirë e frikës ndaj argjentinasit, i cili i ka bërë shpeshherë të bardhët të vuajnë shumë.

Sa i përket Marcelo, performanca e mbrëmshme i jep krahë atij në një sezon, ku ka humbur rëndësinë. Ai nuk luajti në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani, ndaj Manchester City, nuk pritej as të startonte kundër Barçës, mbrëmë. Zidane i befasoi të gjithë me brazilianin dhe Marcelo u përgjigj me një veprim vendimtar. Edhe falë tij, Messi tashmë ka pesë “El Clasico” radhazi pa shënuar gol. Një thatësirë atipike për një futbollist aq vendimtar sa ai.

Argjentinasi, i cili ka shënuar 26 gola në portën e Real Madridit, gjatë gjithë karrierës së tij, kur ka luajtur 42 “El Clasico”, nuk ka qenë në gjendje ta lëndojë rivalin më të
madh të katalanasve për ca kohë. Herën e fundit që Lionel shënoi gol në një klasike ndodhi në sezonin 2017-2018, gati dy vite më parë. Asokohe realizoi golin e dytë të katalanasve në “Camp Nou”. Nëse asim për golin e tij të fundit në “Santiago Bernabéu”, sot, saktësisht, plotësohen 800 ditë nga ajo datë. Ishte Real MadridBarcelona 0-3, në La Liga”.