Marca: Bellingham dëshiron të luajë në Real Madrid

E përditshmja spanjolle, ‘Marca’ ka raportuar se Jude Bellingham dëshiron të transferohet në Real Madrid. Ylli i Borussia Dortmund, Jude Bellingham është një nga lojtarët më të kërkuar në treg. Forma fenomenale e tij që në moshë të hershme (pasi është 19 vjeçar) ka bërë që shumë klube të shkojnë pas tij, transmeton lajmi.net. Real…

Sport

26/09/2022 15:12

E përditshmja spanjolle, ‘Marca’ ka raportuar se Jude Bellingham dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Ylli i Borussia Dortmund, Jude Bellingham është një nga lojtarët më të kërkuar në treg.

Forma fenomenale e tij që në moshë të hershme (pasi është 19 vjeçar) ka bërë që shumë klube të shkojnë pas tij, transmeton lajmi.net.

Real Madridi, Manchester City, Liverpool dhe Manchester United janë disa nga gjigantët evropianë që kërkojnë shërbimet e anglezit.

Por, sipas raportimeve të fundit të ‘Marcas’, 19 vjeçari dëshiron të luajë te Real Madridi.

Mesfushori ka një klauzolë prej afro 100 milionë euro.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i lojtarit deri në verën e ardhshme./Lajmi.net/