Kurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi. Para gazetarëve, Kurti theksoi se Kosova ka funksionalitet demokratik, stabilitet institucional, rritje ekonomike, si dhe vëmendje të pashkëputur. “Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat për hyrjen…

Lajme

22/10/2026 10:22

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi.

Para gazetarëve, Kurti theksoi se Kosova ka funksionalitet demokratik, stabilitet institucional, rritje ekonomike, si dhe vëmendje të pashkëputur.

“Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat për hyrjen në BE. Mu për këtë do të bëj thirrje sot dhe çdo ditë, kundrejt çdo lideri të BE-së, që të kërkojnë opinionin nga Komisioni Evropian për këtë çështje”, u shpreh Kurti.