Marca: Asgjë e re në sipërfaqe, Ramos pritet të largohet nga klubi

E përditshmja spanjolle, Marca, ka raportuar se asgjë e re nuk ka ndodhu sa i përket kontratës së Sergio Ramos.

Sport

11/05/2021 17:47

Kapiteni i skuadrës, i cili ka fituar gjithçka me klubin e Real Madrid në dekadën e fundit, është pranë largimit nga klubi, përcjell lajmi.net.

“Kontrata e Ramosit mbetet e njëjtë dhe pa ndonjë gjë të re. As lojtari dhe as klubi nuk janë ‘pro’ idesë së vazhdimit. Kjo gjë nuk pritet të ndryshojë”, ka raportuar Jose Felix Diaz, gazetar i Marca-së.

Reprezentuesi spanjoll mund ta sheh veten e tij larg skuadrës për të cilën dha gjithçka verën që po vjen.

Njëri nga klubet që dikur kishe shfaqur interesim për lojtarin ishte Manchester United, mirëpo një ‘interesim i ri’ nuk është shfaqur akoma./Lajmi.net/