Marc Marquez: Alex nuk është vëllai im kur jemi në pistë

Marc Marquez ka treguar se cili është mentaliteti i vërtetë i një kampioni.

Sport

16/07/2020 18:40

Kampioni i Moto GP, Marc Marquez, i cili është pjesë e skuadrës së Honda, ka folur për raportin e tij me vëllain Alex.

Alex këtë vit do të garojë në Moto GP, po ashtu me skuadrën e Honda, pasi triumfoi në Moto 2.

Por, Marc nuk ka konsideratë për të gjatë kohës sa janë në pistë, duke mos e parë atë si një vëlla.

“Jam mirë, por Honda ime nuk është akoma 100% gati”, ka thënë Marquez, transmeton lajmi.net.

“Vëllai im? Në pistë ai është vetëm kampioni i Moto 2 dhe shoku i skuadrës”, ka shtuar kampioni i Moto GP.

Pra, këtu shihet mentaliteti i kampionit. Një mentalitet që në pistë, duke garuar, nuk njeh as vëllanë. /Lajmi.net/