Maqedonia sot voton në referendumin për emrin

Qytetarët e Maqedonisë me të drejtë vote, sot do të votojnë për emrin e ri të këtij vendi.

Lajme

30/09/2018 08:05

Të drejtë vote në këtë referendum kanë 1 milion e 806 mijë 833 votues.

Për votim, KSHZ ka miratuar 11 mijë e 907 akreditime për vëzhgues të brendshëm, 493 për vëzhgues të jashtëm, 194 akreditime për përkthyes dhe 83 akreditime për gazetarë të huaj.

Të drejtë vote në këtë proces në nivel shtetëror do të kenë 1 milion e 806 mijë 833 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Referendumi mbahet pas arritjes së marrëveshjes mes qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Greqisë për emrin.

Përgjigjen e tyre në referendum dje e dhanë të burgosurit dhe të sëmurët.

Kujtojmë  se krerët shtetërorë të Kosovës u kanë bërë thirrje shqiptarëve atje që të dalin dhe të votojnë pro kësaj marrrëveshjeje që do të siguronte anëtarësimin e vendit në NATO.

“Ftoj me autoritetin tim modest në emër të Kosovës, si një vend fqinj me Maqedoninë, që të gjithë njerëzit, qytetarët e Maqedonisë pa dallim, që të marrin pjesë në referendum dhe natyrisht të votojnë pro”, kishte deklaruar presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thirrje të njëjta ishin bërë edhe nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj./Lajmi.net/