Meksika e hap Botërorin me fitore ndaj Afrikës së Jugut – referi dha tre kartona të kuq
Kombëtarja e Meksikës ka regjistruar fitore në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultat 2:0 para mijëra tifozëve në stadiumin legjendar “Azteca” në Mexico City. Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa Julián Quiñones hyri në histori si autor i golit të parë…
Sport
Kombëtarja e Meksikës ka regjistruar fitore në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultat 2:0 para mijëra tifozëve në stadiumin legjendar “Azteca” në Mexico City.
Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa Julián Quiñones hyri në histori si autor i golit të parë të këtij edicioni të Botërorit. Sulmuesi meksikan realizoi në minutën e nëntë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij që në fillim të takimit, transmeton lajmi.net.
Meksika vazhdoi të dominojë dhe avantazhin e dyfishoi në minutën e 28-të, kur Raúl Jiménez gjeti rrugën e rrjetës për rezultatin përfundimtar 2:0.
Takimi nuk kaloi pa tensione, pasi gjyqtari ndau tre kartonë të kuq. Te Afrika e Jugut u përjashtuan Yaya Sithole dhe Themba Zwane, ndërsa me karton të kuq u ndëshkua edhe mbrojtësi meksikan César Montes.
Me këtë fitore, Meksika hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën e eliminimit direkt. Në ndeshjen e ardhshme, “El Tri” do të përballet me Korenë e Jugut.
Ndërkohë, Afrika e Jugut do të kërkojë pikët e para në përballjen e saj të radhës kundër Çekisë./lajmi.net/