Haradinaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit: Ishte ndër nismëtarët e luftës çlirimtare
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, të cilin e ka cilësuar si një ndër nismëtarët e luftës çlirimtare dhe bashkëluftëtar të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamzë Jasharit. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ndarja nga jeta e Sahit Jasharit është lajm i rëndë…
Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, të cilin e ka cilësuar si një ndër nismëtarët e luftës çlirimtare dhe bashkëluftëtar të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamzë Jasharit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ndarja nga jeta e Sahit Jasharit është lajm i rëndë për bashkëluftëtarët, familjarët dhe të gjithë ata që patën rastin të bashkëveprojnë me të që nga përpjekjet për liri e deri te shtetndërtimi.
“Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, bashkëluftëtarët e miqtë. I përhershëm qoftë kujtimi për Sahit Jasharin! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.