E FUNDIT: Marrëveshja ShBA-Iran afër, Trump anulon sulmet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të mos procedojë me sulmet e planifikuara ushtarake ndaj Iranit, pas arritjes së një mirëkuptimi me autoritetet iraniane. Sipas një deklarate të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, komunikimet ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit janë zhvilluar në nivelet më të larta politike, duke rezultuar në një marrëveshje paraprake…

Bota

11/06/2026 19:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të mos procedojë me sulmet e planifikuara ushtarake ndaj Iranit, pas arritjes së një mirëkuptimi me autoritetet iraniane.

Sipas një deklarate të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, komunikimet ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit janë zhvilluar në nivelet më të larta politike, duke rezultuar në një marrëveshje paraprake që ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, transmeton lajmi.net.

Në dokument thuhet se procesi është mbështetur edhe nga disa shtete të rajonit dhe më gjerë, ndër to Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia, Pakistani, Bahrejni, Kuvajti, Jordania dhe Egjipti.

Si rezultat i këtij zhvillimi, operacionet ushtarake dhe bombardimet që ishin paraparë të realizoheshin gjatë mbrëmjes janë pezulluar. Megjithatë, sipas deklaratës, masat kufizuese detare ndaj Iranit do të vazhdojnë të mbeten në fuqi derisa të përmbyllen procedurat përfundimtare të marrëveshjes.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se detajet lidhur me ceremoninë e nënshkrimit, përfshirë vendin dhe datën e saj, do të publikohen në ditët në vijim./lajmi.net/