Maqedonia e Veriut heq kufizimet për daljen, baret dhe restorantet hapen nga e enjtja
Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është vendosur që të hiqet ora policore duke filluar që nga dita e nesërme. Kafet dhe restorantet në vend do të hapen duke nisur nga 28 maji, ndërsa në vijim do të vendosen edhe protokollet përkatëse që duhen zbatuar.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/05/Screenshot_5-23.png)
Lajme
Në vendim thuhet po ashtu se qeveria e vendit ka angazhuar ministrinë e Shëndetësisë që të përgatitë protokolle “të qarta dhe precize për hapjen e kufijve ndërshtetëror nga data 1 qershor.
Vendimet e Qeverisë:
Qeveria sot vendosi për ndërprerje të plotë të Vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Vendimi hyn në fuqi nga data 27.05.2020
Gjithashtu Qeveria sot mori vendim për rifillimin me punë të objekteve hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendosjen e protokolleve të duhura për punën e tyre.
Vendimi hynë në fuqi nga data 28.05.2020
Qeveria angazhoi ministrinë e shëndetësisë që të pregatitë protokolle adekuate të qarta dhe precize për hapjen e kufijve ndërshtetëror nga data 1 qershor 2020! /abcnews.al/