Mane: Sezoni më i vështirë në karrierë

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane e cilëson këtë edicion si më i vështirë në karrierë.

Sport

11/05/2021 12:22

Senegalezi këtë edicion nuk ka qenë në formën e mëhershme me Liverpool që shpreson të përfundojë në top katër, transmeton lajmi.net.

Mane e ka cilësuar këtë edicion si ndër më të vështirët në karrierë, derisa theksoi se nuk e di se ku është problemi.

“Ky është sezoni më i vështirë në karrierë. Duhet ta pranoj”.

“Nëse me pyet se ku është problemi, nuk do arrijë të të jap përgjigje. Personalisht, nuk e di”, deklaroi ai.

Ndërkohë, këtë edicion Mane ka shënuar 14 gola dhe kontribuar me katër asistime në të gjitha garat./Lajmi.net/