Manchester Unitedi i falet Fernandesit, fiton ndaj West Brom

Manchester Unitedi ka arkëtuar me mjaftë vështirësi pikët e plota në shtëpi ndaj West Bromwich Albion.

Sport

21/11/2020 22:52

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte ylli i skuadrës Bruno Fernandes që realizoi nga pika e bardhë (56′).

Ky gol për vendasit vlen tri pikë, që iu ndihmojnë të ngritën në pjesën e epërme të tabelës.

Momentalisht Unitedi renditët në pozitën e nëntë me 13 pikë, kurse West Brom mban vendin e 18-të me vetëm tri sosh./Lajmi.net/