Manchester United fokusohet te Haaland, shqetësohet Real Madridi

Manchester United tani është i fokusuar për të nënshkruar me sulmuesin Erling Haalanë në afatin veror të ardhshëm.

Sport

23/08/2021 23:22

“Djajtë e Kuq” kanë ndërtuar një skuadër të mirë, por ka nevojë edhe për disa lojtarë që të përforcohet për të garuar për Premierligën, ose Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Skuadra angleze tani është fokusuar plotësisht te ylli tjetër i Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sipas Don Balon, Real Madrid është shqetësuar nga fakti se Man United ka interesim të madh për Haaland, derisa ky medium raporton se “Mbretërit” kanë frikë se do ta humbin lojtarin.

Skuadra e Solskjaer ka nevojë për një qendësulmues në verë, ngase Edinson Cavani do largohet, kurse Anthony Martial që dy edicione ka humbur formën.

Transferimi i Haaland do t’i kushtojë Unitedit vetëm 75 milionë euro, shkaku i klauzolës së lirimit./Lajmi.net/