Man Utd mëson çmimin e Koulibaly

Napoli janë të hapur për të shitur Kalidou Koulibaly për një çmim prej 80 milionë euro.

Sport

16/11/2019 09:38

Mbrojtësi i Senegalit mund të ndërrojë skuadër në verën e ardhshme, duke u larguar nga Napoli.

Sipas ‘Il Matino’ Napoli janë të gatshëm të heqin dorë nga Koulibaly për një çmim të prerë prej 80 milionë euro, gjë e cila mund ta tundojë Manchester United, përcjell lajmi.net.

Manchester United kanë qenë të interesuar për 28 vjeçarin edhe në të kaluarën, por nuk dështuar të bindin Napolin që të heq dorë nga ai.

Koulibaly është transferuar te Napoli në vitin 2014 nga Genk./Lajmi.net/