Man Utd merr dritën e gjelbër, fillon negociatat me Varane

Raphael Varane mund të largohet nga Real Madridi.

Sport

13/07/2021 09:53

Sipas “Sky Sports”, Manchester United ka marrë dritën e gjelbër për të negociuar direkt me Raphael Varane, transmeton lajmi.net.

Artikulli sugjeron që “Red Devils” kanë marrë dritën e gjelbër të negociojnë me francezin dhe në rast të arritjes së një marrëveshje atëherë ata do të negociojnë me Realin për blerjen përfundimtare të tij, ndonëse edhe PSG po e monitoron situatën nga afër dhe mund të bëjë lëvizje.

Varane ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe Manchester United është i interesuar ta shfrytëzojë rastin që ta marrë me një çmim më të ulët, ndërsa Real Madridi dëshiron të mos e lejojë të largohet me parametër zero duke e shitur atë këtë sezon./Lajmi.net/