Man Utd me mega ofertë për Maguiren

Manchester United është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Harry Maguires.

Merkato

24/03/2019 17:15

Manchester United ka kohë që po e kërkon transferimin e Harry Maguires nga Leicesteri.

‘Djajtë e Kuq’ e kanë rikthyer interesimin për mbrojtësin anglez, andaj në verë do të tentojnë sërish t’i marrin shërbimet e tij, përcjell lajmi.net nga Daily Star.

Manchester United po ofron 70 milionë euro për Maguiren, gjersa Leicester kërkon 90 milionë euro.

‘Dhelprat’ u kanë bërë me dije rivalëve nga Premierliga se nuk do të heqin dorë nga ajo shumë, andaj këta të fundit thuhet se do të fusin në ofertë edhe një lojtar. /Lajmi.net/