Man Utd interesohet për Anthony, por ende s’ka bërë ofertë zyrtare

Manchester United është ende i interesuar për të nënshkruar me futbollistin e Ajaxit, Anthony Santos. “Djajtë e Kuqë” po e monitorojnë lojtarin për një kohë të gjatë, por ende nuk kanë nisur ofertë për të, transmeton lajmi.net. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet angleze, agjentët e lojtarit janë të interesuar që t’i shtyjnë bisedimet…

Sport

27/07/2022 16:25

Manchester United është ende i interesuar për të nënshkruar me futbollistin e Ajaxit, Anthony Santos.

“Djajtë e Kuqë” po e monitorojnë lojtarin për një kohë të gjatë, por ende nuk kanë nisur ofertë për të, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet angleze, agjentët e lojtarit janë të interesuar që t’i shtyjnë bisedimet në mënyrë që kjo çështje të përfundojë sa më shpejt.

Gjithsesi, skuadra e Erik ten Hag është duke tentuar që t’i tkurrë shpenzimet sa më shumë për të.

Sipas Transfermarkt, lojtari vlen 35 milionë euro aktualisht.

Kampionët e Eredivisie e vlerësojnë më lart futbollistin, duke kërkuar nga shitja e tij diku rreth 50 milionë euro. /Lajmi.net/