Man United gati të pranojë kërkesën e Realit për Van de Beek

Manchester United është i hapur ta lejojë Donny van de Beek të largohet në verë dhe janë duke konsideruar të pranojnë ofertën e huazimit me obligim blerje nga Real Madrid.

Sport

04/07/2021 20:01

Holandezi iu bashkua Man United nga Ajax në vlerë 40 milionë euro, por dështoi të gjejë vetën, duke zhvilluar vetëm katër ndeshje si titullar në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Van de Beek shënoi vetëm një gol dhe mungoi në Kampionatin Evropian shkaku i lëndimit.

Real Madrid ishte i interesuar për nënshkrimin me Van de Beek verën e kaluar, por transferimi nuk u realizua shkaku i gjendjes financiare.

Sidoqoftë, spanjollët duan huazimin që përfshin obligimin e blerjes në vitin 2022.

Sipas Daily Star, “Djajtë e Kuq” janë gati ta pranojnë këtë ofertë.

Huazimi do jetë me vlerë normale prej 2 milionë euro, derisa vitin tjetër kartoni do kushtojë 35 milionë euro.

Van de Beek u transferua si pasuesi i Paul Pogba, por United arriti ta mbajë fituesin e Kupës së Botës, derisa janë edhe në negociata për rinovim të kontratës./Lajmi.net/