“Mami u fut, mrena”, si reaguan vajzat e Fjolla Morinës pas hyrjes së saj në BBVK?

Mani Manardi, shoku i ngushtë i Fjollës Morinës, ka zbuluar emocionet e vajzave të saj pas hyrjes së Fjollës në edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova. I ftuar në emisionin “Big Talk”, Manardi rrëfeu se vajza e madhe e Fjollës nuk kishte dijeni për përfshirjen e saj në program, ndërsa vajza e dyta…

ShowBiz

13/12/2025 20:27

Mani Manardi, shoku i ngushtë i Fjollës Morinës, ka zbuluar emocionet e vajzave të saj pas hyrjes së Fjollës në edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova.

I ftuar në emisionin “Big Talk”, Manardi rrëfeu se vajza e madhe e Fjollës nuk kishte dijeni për përfshirjen e saj në program, ndërsa vajza e dyta e dinte.

Megjithatë, sapo Fjolla hyri në shtëpi, vajzat e saj e telefonuan për ta përgëzuar.

“E madhja e ka dit që ishte përfolur Fjolla para se të fillonte Big Brother, por në momentet e para kur hyri në shtëpi, më kanë thirrë në telefon,  ‘Uuuu, mami u fut, mrena!’ Ishin shumë emocionale dhe kanë shprehur mbështetje të jashtëzakonshme”, tregoi Manardi.