Lyoni nuk lëshon pe – e refuzon edhe ofertën e tretë ndaj Chelseas për Palmierin

Olympique Lyon nuk ka ndërmend të lërë Emerson Palmierin të largohet këtë muaj, duke refuzuar qasjet e shumta nga Chelsea.

Sport

22/01/2022 15:34

Blutë e dërguan 27-vjeçarin italianin në klubin francez në formë huazimi verën e kaluar, por tani ata po pendohen për këtë vendim, pas dëmtimit të rëndë të Ben Chilwell, duke e lënë trajnerin Thomas Tuchel me vetëm Marcos Alonso në krahun e majtë në pozicion.

Siç raportohet nga Fabrizio Romano, Chelsea ka bërë tre përpjekje të ndryshme për të rikthyer Emerson në Londrën Perëndimore, por Lyon nuk është i gatshëm ta lërë lojtarin të largohet, pavarësisht ofertës prej 4 milionë eurosh nga klubi i Premierligës.

27-vjeçari ka bërë 16 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon për Lyon, për një total prej 1315 minutash. Në atë kohë ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim. Chelsea mund të bëjë një përpjekje tjetër për ta rikthyer atë në Londër, por ata do të duhet të punojnë shpejt, pasi ka mbetur vetëm pak më shumë se një javë në afatin kalimtar. /Lajmi.net/