LVV dhe LDK pajtohen për Presidentin, do të propozohet Bekim Sejdiu
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë arritur në zgjidhje për çështjen e Presidentit. Lideri i LDK-së, pas takimit me Albin Kurtit ka folur në konferencë për media. Ai ka thënë se kanë bërë marrëveshje që ta propozojnë Bekim Sejdiun. “Nga data 9 korrik e kësaj vere, deri më sot kemi nisur dhe zhvilluar takime të vazhdueshme…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë arritur në zgjidhje për çështjen e Presidentit.
Lideri i LDK-së, pas takimit me Albin Kurtit ka folur në konferencë për media.
Ai ka thënë se kanë bërë marrëveshje që ta propozojnë Bekim Sejdiun.
“Nga data 9 korrik e kësaj vere, deri më sot kemi nisur dhe zhvilluar takime të vazhdueshme për bisedime përmbajtësore për stabilitetin institucional dhe zgjedhjes së Presidentit. Kemi qenë të vendosur të gjejmë zgjidhje dhe ti evitojmë zgjedhjet e reja. Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shterruese. Kemi pasur takime të gjata dhe bisedime intensive. Të dy pçalët kemi qenë të përkushtuar të përcaktohemi për një emër konsensual. Gjatë diskutimeve janë përmendur shumë emra. Nga të gjitha emrat e propozuar dhe të shqyrtuar, që ishin të gjithë individ të dalluar jemi dakorduar për një emër dhe ai është Bekim Sejdiu”, ka thënë Abdixhiku. /Lajmi.net/