Sejdiu flet për herë të parë pasi u propozua për President: Do të shërbej me devotshmëri siç kam bërë gjithmonë

Kandidati për president të Kosovës, i propozuar nga VV dhe LDK Bekim Sejdiu, ka bërë deklarimin e parë për media. Ai tha se gjatë negociatave mes VV-së dhe LDK-së, emri i tij ka arritur të jetë ai dakordues mes dy partive. “Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit…

Lajme

31/08/2026 13:26

Kandidati për president të Kosovës, i propozuar nga VV dhe LDK Bekim Sejdiu, ka bërë deklarimin e parë për media.

Ai tha se gjatë negociatave mes VV-së dhe LDK-së, emri i tij ka arritur të jetë ai dakordues mes dy partive.

“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive. Unë e kam pranuar këtë propozim, ani pse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fusha akademike. Duke qenë i vetdijëshëm edhe me barrën edhe përgjegjësinë që e sjell posti i presidentit, por edhe në kontekstin aktual politik, jam në shërbim të Kosovës, qytetarëve dhe shtetit tonë,.. që të shërbej me devotshmëri siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh kandidati për president.

Ai ka thënë se motivi i parë i tij dhe kryesor ka qenë që të jetë në shërbim të Kosovës. /Lajmi.net/