Lushtaku reagon pas intervistimit të Sami Lushtaku: Ata që provokuan për t’u viktimizuar, mbetën duarthatë
Një ditë pas përleshjes së raportuar mes kryetarit të Sekenderaj, Sami Lushtaku dhe përfaqësuesit të LVV-së në Skenderaj Hysni Mehani, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas intervistimit dhe lirimit në procedurë të rregullt nga Policia të babait të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku tha se ngjarja tregoi se si duhet të respektohet shteti…
Lajme
Një ditë pas përleshjes së raportuar mes kryetarit të Sekenderaj, Sami Lushtaku dhe përfaqësuesit të LVV-së në Skenderaj Hysni Mehani, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas intervistimit dhe lirimit në procedurë të rregullt nga Policia të babait të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku tha se ngjarja tregoi se si duhet të respektohet shteti dhe institucionet.
“Babë, ashtu siç dikur dhe shembullin se si luftohet për atdhe, sot dhe shembullin se si respektohet shteti. Ata që provokuan për t’u viktimizuar, mbetën duarthatë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar ai./Lajmi.net/