“Policia me armë e maska në Skënderaj, agjendë e aparatit shtetëror”, Deliu: Sami Lushtaku, figura më e linçuar
Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për zhvillimet e mbrëmshme në Skenderaj. Deliu ka thënë se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qenë cak i deklaratave të eksponentëve të VV’së për vite me radhë “Pamje të tilla me automatik me armë, me maska policë me disa mjete të policisë në qytetin e…
Lajme
Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për zhvillimet e mbrëmshme në Skenderaj.
Deliu ka thënë se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qenë cak i deklaratave të eksponentëve të VV’së për vite me radhë
“Pamje të tilla me automatik me armë, me maska policë me disa mjete të policisë në qytetin e Skenderajt, ishte një tentativë e aparatit shtetëror për ta vendosur këtë çështje si çështje e agjendës politike. S’është hera e parë që pushteti i Kurtit të provokojë në këtë komunë. Këtu dua të përmend edhe vetë zotin Lushtaku i cili ka qenë prej figurave më të linçuara, në mënyrë sistematike eksponentë të LVV’së për vite me radhë nuk e kanë kursyer Lushtakun nga deklaratat e tyre të njëpasnjëshme”, ka thënë ajo mes tjerash në T7.