Lirohet Erkand Shabani, drejtori i kompanisë “Onima”
Drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani është liruar nga paraburgimi ka mësuar lajmi.net përmes burimeve. Ai ishte ndaluar për 48 orë nga autoritetet, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Ngacmimit”. Këtë e kishte konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Ajo kishte bërë të ditur se ndalimi është bërë…
ShowBiz
Drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani është liruar nga paraburgimi ka mësuar lajmi.net përmes burimeve.
Ai ishte ndaluar për 48 orë nga autoritetet, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Ngacmimit”. Këtë e kishte konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Ajo kishte bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë një (1) person me inicialet E.Sh., për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmimi’ nga neni 182 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, kishte thënë Shala.
Ky zhvillim vjen pas kallëzimit penal që artisti i njohur shqiptar, Gjesti, kishte dorëzuar në mars kundër kompanisë “Onima”, stafit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima. Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe parët e mia”, ishte shprehur Gjesti./lajmi.net/