Lunin: Një paraqitje me Realin është më e vlefshme se 10 me klubet e tjera

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin është krenar që luan nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Sport

11/05/2021 08:57

Lunin nuk ka luajtur me ekipin e parë këtë edicion, duke qenë si zëvendësues i portieri Thibaut Courtois, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Lunin është krenar që është pjesë e “Galaktikëve”, derisa ka treguar edhe synimet e klubit.

“Zidane me tha se si e sheh lojën, si duhet të luajë dhe pozitën time. Janë disa gjëra që kërkohen nga portierët. Ai me thotë se jam këtu sepse e meritoj të jem, se duhet të punoj fortë dhe të jem i gatshëm të luajë në çdo kohë”.

“Jam duke mësuar çdo ditë, jam duke u stërvitur me më të mirë çdo ditë. Kur të ftohem, do provojë të jap më të mirën. Një paraqitje me Real Madridin është më e vlefshme se 10 te ndonjë klub tjetër”.

“Shpresoj të bëjë shumë paraqitje në klub, të fitojë trofe dhe të jem shembull për fëmijët ukrainas. Të gjithë mund t’ia dalin të bëjnë ëndrrat realitet. jam krenar, është moment historik për shtetin dhe për mua personalisht”, deklaroi ai.

Lunin këtë edicion ka bërë vetëm një paraqitje në Kupën e Mbretit duke pranuar dy gola./Lajmi.net/