Luftëtari i MMA e rrah brutalisht një të pastrehë, e godet me gjithë forcën në kokë

Nate Callison, një luftëtar amerikan i MMA, u fut në telashe pasi rrahu brutalisht një të pastrehë, ndërsa kundër tij nisi një hetim. Sulmi brutal ndodhi në një rrugë në qytetin Pubelo, Kaliforni, transmeton lajmi.net. Pak para kësaj, i pastrehi dyshohet se goditi me grusht një mësues në një shkollë aty pranë. Luftëtari ka vrapuar…

Sport

20/04/2023 10:18

Nate Callison, një luftëtar amerikan i MMA, u fut në telashe pasi rrahu brutalisht një të pastrehë, ndërsa kundër tij nisi një hetim.

Sulmi brutal ndodhi në një rrugë në qytetin Pubelo, Kaliforni, transmeton lajmi.net.

Pak para kësaj, i pastrehi dyshohet se goditi me grusht një mësues në një shkollë aty pranë.

Luftëtari ka vrapuar dhe e ka goditur me shkelma në kokë të pastrehun me gjithë forcën e tij, pas së cilës ka nisur ta godasë me grushte në kokë dhe në trup.

Qytetarët kanë parë të tronditur se çfarë po ndodhte dhe e gjitha është regjistruar nga kamera e sigurisë.


“Është shqetësuese që njerëzit po e marrin ligjin në duart e tyre. Sipas ligjit, arrest civil mund të bëhet vetëm nëse sheh një krim”, tha avokati i të rrahurit.

Luftëtari i ri MMA ende nuk ka debutuar në nivel profesional, ndërsa si amator ka realizuar pesë fitore dhe dy humbje.

Përparimi i tij në këtë sport mund të pengohet, pasi ai përballet me një dënim me burg për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe fakti që ka një video që tregon brutalitetin e veprës së tij, sigurisht që nuk e ndihmon atë./Lajmi.net/