Policia shton kontrollet ndaj tejkalimit të shpejtësisë në rajonin e Prishtinës
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të DRP-së Prishtinë, ka nisur kontrollet e intensifikuara në rrugët nacionale dhe rajonale, përmes përdorimit të automjeteve inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik. Në njoftimin për media thuhet se gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë, ku në zona me kufizim…
Lajme
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të DRP-së Prishtinë, ka nisur kontrollet e intensifikuara në rrugët nacionale dhe rajonale, përmes përdorimit të automjeteve inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë, ku në zona me kufizim prej 80 km në orë, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km në orë.
Policia e Kosovës paralajmëron masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë shkelësve të rregullave në trafik dhe njëherësh u bën thirrje për respektim të kufizimeve të shpejtësisë dhe sinjalistikës rrugore.