Luciano Spalleti: Nëse nuk mund ta përballoni presionin është e pamundur të fitosh

Luciano Spalleti, trajneri i Napolit, u shfaq i tensionuar pas disfatës minimale 1:0 ndaj Milanit.

Sport

07/03/2022 11:04

“Ata fituan ne humbëm”, ishin fjalët e trajnerit të ‘Napolitanëve’, pas ndeshjes.

Italiani tha se ekipi i tij e filluan mirë ndeshjen, por më pas ekipi i tij bëri disa gabime.

“Ne filluam mirë ndeshjen, ndoshta duhet të kishim bërë zgjedhje të ndryshme në disa situata, por bëmë disa gabime pas rifillimit dhe ishim mjaft të prerë për të krijuar mundësi shënimi”, vazhdoi tutje trajneri italian.

Lidhur me faktin se a lufton skuadra e Napolit për të përballur presionin ai u shpreh:

“Nëse luani për krye të tabelës, ashtu sic luajtëm këtë mbrëmje, atëherë niveli rritet. Nëse nuk mund ta përballoni presonin është pothuajse e pamundur të fitosh”, tha Spalleti.

Pas kësaj humbje Napoli radhitet në vendin e tretë me 57 pikë, një më pak se Interi, tri më pak se Milani. /Lajmi.net/