Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Budapest

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Budapest, në peshën -78 kilogramë.

Sport

25/10/2020 17:48

Kuka u tregua fantastike në repesazh, duke mposhtur rusen Antonina Shmeleva me ippon dhe kësisoj duke marrë medaljen e bronztë në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Xhudistja kosovare padyshim që bëri një nga arritjet më të jashtëzakonshme në karrierën e saj, duke fituar edhe 500 pikë për normën olimpike në xhudo.

Gjithashtu, ky është një tjetër sukses i Kosovës në arenën ndërkombëtare në sportin e xhudos. /Lajmi.net/