Aleanca: Mbështesim çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor në Hagë

Aleanca, ka reaguar pasi PDK ka proceduar në Kuvend plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Në lidhje me këtë, Aleanca ka thënë se mbështesin çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. “Duke besuar thellë se lufta e popullit të Kosovës për liri,…

Lajme

21/09/2026 13:26

Aleanca, ka reaguar pasi PDK ka proceduar në Kuvend plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Në lidhje me këtë, Aleanca ka thënë se mbështesin çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Duke besuar thellë se lufta e popullit të Kosovës për liri, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme, qëndrojmë fuqishëm në bindjet tona dhe besojmë se në fund të këtij procesi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dalin të pafajshëm. Për ta arritur një gjë të tillë, Kosova dhe institucionet e saj duhet të bëjnë gjithçka që ky proces të përfundojë ashtu siç duhet, me drejtësi të plotë”, thuhet në reagim e Aleancës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: