Dubai shpall dhjetë ditë zie pas vdekjes së Sheikh Ahmed bin Rashid Al Maktoum
Gjykata e Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Dubait, ka njoftuar ndarjen nga jeta të Sheikh Ahmed bin Rashid Al Maktoum. Sheikh Ahmed bin Rashid Al Maktoum ka vdekur mëngjesin e së hënës. Pas vdekjes së tij, Gjykata ka shpallur dhjetë ditë zie zyrtare…
Bota
Gjykata e Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Dubait, ka njoftuar ndarjen nga jeta të Sheikh Ahmed bin Rashid Al Maktoum.
Sheikh Ahmed bin Rashid Al Maktoum ka vdekur mëngjesin e së hënës.
Pas vdekjes së tij, Gjykata ka shpallur dhjetë ditë zie zyrtare në Dubai. Gjatë kësaj periudhe, flamujt do të qëndrojnë në gjysmështizë, ndërsa zia ka hyrë në fuqi nga dita e sotme.
Autoritetet kanë shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Sheikh Ahmed bin Rashid Al Maktoum.