Londrim Mekaj rikthehet me këngë të re, lanson “Afterparty”

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka bërë rikthimin e tij në skenën muzikore, duke publikuar projektin e tij të parë. Kënga e re mban titullin “Afterparty” dhe është lansuar së fundmi në platformën YouTube, duke shënuar hapin e parë të tij si artist pas eksperiencës në reality show.…

ShowBiz

26/05/2026 20:34

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka bërë rikthimin e tij në skenën muzikore, duke publikuar projektin e tij të parë.

Kënga e re mban titullin “Afterparty” dhe është lansuar së fundmi në platformën YouTube, duke shënuar hapin e parë të tij si artist pas eksperiencës në reality show.

Projekti vjen si pjesë e një EP-je me pesë këngë, që pritet të publikohet në vazhdim, duke treguar synimin e Londrimit për të vazhduar seriozisht karrierën muzikore.

Kënga është realizuar nga “Nevermind”, ndërsa videoklipi është punuar nga “Entermedia” me koreografi nga Albi Nako.

Në klip, ai shfaqet me një stil modern dhe performancë dinamike, të shoqëruar me skena energjike.

Me këtë projekt, fituesi i BBVK 4 tregon se nuk ka humbur kohë pas fitores së tij dhe ka zgjedhur të fokusohet menjëherë në muzikë, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij artistike.

Besohet se ky projekt do të pëlqehet edhe nga publiku dhe fansat e tij që janë të shumtë në numër.