Kica-Xhelili: Po mundohemi ta kalojmë ngërçin politik pa zgjedhje të reja
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se partia e saj po përpiqet të tejkalojë ngërçin politik në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja, pas atyre të 7 qershorit. Duke folur në Debat Plus, Kica-Xhelili tha se LDK-ja tashmë e ka kandidaten për presidente,…
Lajme
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se partia e saj po përpiqet të tejkalojë ngërçin politik në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja, pas atyre të 7 qershorit.
Duke folur në Debat Plus, Kica-Xhelili tha se LDK-ja tashmë e ka kandidaten për presidente, duke përmendur Vjosa Osmani, dhe sipas saj kjo dëshmon gatishmërinë e partisë për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike.
“Çka ne po themi, është se ne kemi e kemi bartëse të listës kandidaten për presidente dhe po mundohemi për ta kaluar ngërçin për të mos shkuar në zgjedhje…”, ka thënë Kica-Xhelili.