Liverpooli merr një fitore në udhëtim tek Aston Villa

Liverpooli mposhti Aston Villa. ‘Reds’ triumfuan 3:1 kundër Aston Villas, shkruan lajmi.net. Ekipi i Jurgen Klopp e nisën më mirë ndeshjen, pasi shënuan mjaft herët. Ishte Mohamed Salah që në minutën e 5’ shënoi dhe i dha epërsinë Liverpoolit. Matip dyfishoi rezultatin në minutën e 20’, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Megjithatë,…

Sport

26/12/2022 20:29

Liverpooli mposhti Aston Villa.

‘Reds’ triumfuan 3:1 kundër Aston Villas, shkruan lajmi.net.

Ekipi i Jurgen Klopp e nisën më mirë ndeshjen, pasi shënuan mjaft herët.

Ishte Mohamed Salah që në minutën e 5’ shënoi dhe i dha epërsinë Liverpoolit.

Matip dyfishoi rezultatin në minutën e 20’, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, Liverpooli nuk u ndal, pasi arritën të shënojnë sërish.

Ishte Virgil van Dijk që në minutën e 37’ realizoi dhe e çoi rezultatin në 2:0.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.

45 minutat e tjerë më mirë nisën për vendasit.

Ata shënuan në startin e pjesës së dytë, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Aston Villa arritën të realizojnë sërish në minutën e 59’.

Ishte Watkins që ngushtoi epërsinë në 2:1.

Më pas vendasit kërkuan edhe golin e barazimit, por nuk e arritën.

Ndërsa, në anën tjetër ishin Liverpool që shënuan dhe mbyllën dilemën për fituesin.

Pas një aksioni të bukur shënoi Stefen Bajcetic, në minutën e 81’.

Me këtë fitore, ‘Reds’ pozicionohen në vendin e gjashtë me 25 pikë, kurse Aston Villa në pozitën e 12 me 18 sosh./Lajmi.net/