Liverpooli eliminon Arsenalin dhe kualifikohet në finale të Kupës Carabao
Liverpooli ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës Carabao.

Sport
“The Reds” kanë mposhtur ‘Topçinjtë’ me rezultat solid 2-0.
Diogo Jota ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, me dy gola të realizuara të tij.
Portugezi fillimisht realizoi në minutën e 19-të, gjersa realizoi edhe në minutën e 79-të për t’ia shuar shpresat Arsenalit për ndonjë barazim.
@lajminet_Jota dyfishon epërsinë ndaj Arsenalit♬ original sound lajminet_
Liverpooli kualifikohet kështu në finale të Kupës Carabao dhe aty do ta pret Chelsean, në finalen e Wembleyt më 27 shkurt. /Lajmi.net/