Liverpool mund Burnley-n, vendos Salah

Liverpool vazhdoi startin perfekt në Premier League duke fituar 1-0 ndaj Burnleyt në “Turf Moor”, falë një penalltie të realizuar nga Mohamed Salah në minutat e fundit.   Skuadra e Arne Slot hasi në vështirësi për të thyer mbrojtjen e hekurt të vendasve, të cilët nuk kishin humbur në shtëpi që nga maji 2024. Megjithatë,…

Sport

14/09/2025 17:33

Liverpool vazhdoi startin perfekt në Premier League duke fituar 1-0 ndaj Burnleyt në “Turf Moor”, falë një penalltie të realizuar nga Mohamed Salah në minutat e fundit.

 

Skuadra e Arne Slot hasi në vështirësi për të thyer mbrojtjen e hekurt të vendasve, të cilët nuk kishin humbur në shtëpi që nga maji 2024.

Megjithatë, një gabim fatal i Hannibal Mejbri, i cili preku topin me dorë në zonë, i dha “The Reds” mundësinë për të marrë tri pikët.

Me këtë fitore, Liverpool regjistroi triumfin e katërt radhazi në kampionat dhe mban kreun e tabelës me pikë të plota, ndërsa Burnley pëson humbjen e tretë në katër ndeshjet e para.