Liverpool monitoron Joao Gomes e Flamengos

Liverpooli janë duke ndjekur nga afër lojtarin e Flamengos, Joao Gomes. Liverpool po i mban sytë te mesfushori i Flamengos, Joao Gomes, ndërsa skautët e tyre po monitorojnë përparimin e 21-vjeçarit në klubin brazilian, transmeton lajmi.net. Sipas Fabrizio Romanos, ‘Reds’ mund të konsiderojnë nënshkrimin e lojtarit në të ardhmen, për momentin, ata nuk kanë zhvilluar…

Sport

18/09/2022 15:12

Liverpooli janë duke ndjekur nga afër lojtarin e Flamengos, Joao Gomes.

Liverpool po i mban sytë te mesfushori i Flamengos, Joao Gomes, ndërsa skautët e tyre po monitorojnë përparimin e 21-vjeçarit në klubin brazilian, transmeton lajmi.net.

Sipas Fabrizio Romanos, ‘Reds’ mund të konsiderojnë nënshkrimin e lojtarit në të ardhmen, për momentin, ata nuk kanë zhvilluar asnjë bisedë për një transferim të mundshëm të mesfushorit në Premier Ligë.

Mbetet të shihet nëse do ndodh një lëvizje e tij verën e ardhshme drejt ‘Anfield’./Lajmi.net/