Liverpool komenton zërat për interesimin për Odegaard: E kam ndjekur gjithmonë atë lojtar

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e ka pranuar se e pëlqen yllin e Arsenal, Martin Odegaard dhe se e përcjell atë tash e një kohë. Ditëve të fundit ka pasur disa zëra që thonë se skuadra e Liverpool ka shfaqur interesim për lojtarin e ‘Gunners’, Odegaard. Lidhur me këto thashetheme është pyetur edhe trajneri i…

Sport

04/10/2022 16:21

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e ka pranuar se e pëlqen yllin e Arsenal, Martin Odegaard dhe se e përcjell atë tash e një kohë.

Ditëve të fundit ka pasur disa zëra që thonë se skuadra e Liverpool ka shfaqur interesim për lojtarin e ‘Gunners’, Odegaard.

Lidhur me këto thashetheme është pyetur edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili ka thënë se e ndjek qysh moti progresin e norvegjezit.

“Më pëlqen vërtet shumë. Është e lehtë këto ditë. Ishte më e vështirë në ditët e para të karrierës së tij, kur ishte te Real Madrid. Pastaj dukej sikur s’po shkonte në rrugën e tij. Isha i zhgënjyer me atë, sepse ne e donim atë në Dortmund kur ai ishte shumë i ri. Patëm bisedë të gjatë kur ishte akoma i ri, bashkë me babain e tij. Në fund, ai vendosi për Madridin dhe është në rregull, por kjo është pse e kam ndjekur gjithmonë”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Mund të imagjinoni sa shumë talente, talente të mëdhenj, të çmendur kam parë gjatë kohës sa jam në këtë industri. Atë kohë, Martin ishte 15-vjeçar dhe luante në Norvegji. Jam i lumtur që tani është bërë lojtari që të gjithë prisnim të bëhej. Në fakt, më i mirë se aq, nëse munde. Ai luan rol të madh tek Arsenal”, shtoi gjermani.

Liverpool është në kërkim të një mesfushori. Jude Bellingham shihet si prioritet, kurse Tielemans e Odegaard janë alternativat. /Lajmi.net/