Liverpool insiston për Shaqirin

Liverpool ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, pas njoftimeve se ylli kosovar mund të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

27/11/2014 09:10

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Këtë e pranoi edhe presidenti i nderit i gjigantit bavarez, Franz Beckenbauer, i cili njoftoi se ylli kosovar mund të mos jetë pjesë e kampionit të Bundesligës nga pjesa e dytë e këtij sezoni.

Dhe, sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Liverpool ka ringjallur interesimin për transferimin e Shaqirit.

Reprezentuesi zviceran kërkohet edhe nga Juventus dhe Inter në Serie A, mirëpo, Liverpool nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garë për transferimin e tij pasi Shaqiri është futbollist i cili pëlqehet nga menaxheri Brendan Rodgers por edhe tifozët nga Anfield.